Skuadra e Xavit fitoi në shtëpi me rezultat 3:2.
Raphinha ia dhuroi epërsinë Kampionëve të La Ligas në minutën e 33-të, pas një dominimi të plotë.
Por, mysafirët u rikthyen në lojë me golin e Leo Baptistao, i cili depërtoi pa problem në mbrojtjen e Barcelonës.
Sergio Roberto ia riktheu epërsinë Barcelonës në pjesën e dytë, por përsëri Almeria nuk u dorëzua dhe barazoi rezultatin.
Këtë herë ishte Edgar Gonzalez, i cili shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes katalonase.
Mirëpo në skenë u shfaq përsëri kapiteni i vendasve dhe me golin e dytë personal arkëtoi tre pikë të plota për Barcen.
Barcelona me këtë fitore është ngjitur në vendin e tretë me 38 pikë, ndërsa në xhiron e 19-të takohet me Las Palmas. /