Riyad Mahrez nuk është më objektiv i Barcelonës.
Barcelona ka refuzuar mundësinë e transferimit të Riyad Mahrez nga Leicester City.
Mediat angleze raportojnë se klubi katalan e injoroi mundësinë e blerjes së yllit algjerian edhe pas shitjes së Neymar në Paris Saint-Germain.
Kjo për shkak se kryesori në listën e përforcimeve të ardhshme në Camp Nou është ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho.
Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund është po ashtu një objektiv. Por, Barcelona është tërhequr nga interesimi për blerjen e Mahrez.