Barcelona konfirmon lëndimin e Yamalit

Barcelona do të jetë pa Lamine Yamalin për një periudhë, pasi shkaku i lëndimit, ai nuk do të rikthehet në fushë deri në vitin tjetër.

Mësohet se Yamal do të pauzoj rreth tri javë për shkak të lëndimit të nyjes, që e pësoi në humbjen e Barcelonës nga Leganesi në kampionatin spanjoll.

Ai do ti mungoj Barcelonës në dy ndeshjet e ardhshme, ndërsa pritet të jetë i gatshëm për Superkupën e Spanjës që do të mbahet në Arabinë Saudite.

17-vjeçari këtë sezon ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 12 asistime në 21 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.