Barcelona konfirmon lëndimin e Araujo, humb sfidën ndaj PSG-së

Barcelona ka konfirmuar rezultatet e testeve mjekësore të bëra nga qendërmbrojtësi Ronald Araujo.

Uruguaiani u detyrua të largohet nga fusha në ndeshjen ndaj Real Betisit, pas lëndimit në këmbë, shkruan lajmi.net.

“Këtë mëngjes është konfirmuar se Ronald Araujo ka lëndim në kofshën e këmbës së majtë”, shkroi klubi në komunikatë.

Ky lëndim pritet ta mbajë jashtë fushe lojtarin deri në katër javë, që nënkupton se nuk do jetë i gatshëm për sfidën kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve.