Barcelona pret të përforcohet me mesfushorin 22-vjeçar të Evertonit, Amadou Onana. Onana refuzoi ditë më parë t’i bashkohet Arsenalit.
Futbollisti i Belgjikës për Evertonin në 25 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim.
Ai iu bashkua Evertonit nga Lille në gusht të vitit 2022. Më herët karrierë ka bërë edhe te skuadra e Hamburgut. Ai për Belgjikën ka luajtur nëntë ndeshje.