Që nga viti 2014 katalonasit kanë transferuar tetë lojtarë për të forcuar mbrotjen duke shpenzuar 139 milionë euro.
I pari që ishte blerë është Jeremy Mathieu, më pas erdhën Thomas Vermaelen dhe Douglas. Barça ka paguar 20 milionë euro për mbrojtësin francez të Valencias, 19 milionë për Vermaelenin dhe katër milionë për Douglasin.
Sezonin e ardhshëm u trasnferua Aleix Vidal, i cili u menduar që do të mbushte boshllëkun e lënë në krahë të djathtë prej Dani Alvesit. Sevilla prej kësaj shitje arkëtoi 19 milionë euro.
Pas dështimeve të Vermaelenit dhe Mathieus, Barça sërish kërkoi një qendërmbrojtës dhe këtë herë i zgjedhuri i tyre ishte Samuel Umtiti, Olympique Lyon pranoi ofertën prej 25 milionë eurosh.
Më pas erdhi Lucas Digne, i cili gjithashtu u transferua gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar për 16 milionë euro, por nuk ka arritur të ketë ndikim të madh në “Camp Nou”, ashtu sikur se Marlon, i cili u ble për gjashtë milionë euro.
Këtë verë katalanasit kanë bërë edhe zyrtarisht transferimin e ‘trashëgimtarit’ të Dani Alvesitm, Nelson Semedo.
Portugezi u ble për 30 milionë euro plus pesë milionë në formë bonuse.
Gjithsej një total prej 139 milion euro në tre vitet e fundit për të forcuar mbrojtjen.