Barcelona i rikthehet fitoreve në La Liga, triumfon në shtëpi kundër Real Betisit

Barcelona më në fund ka arritur të fitojë në La Liga, duke mposhtur Real Betisin me rezultat bindës 5 – 2.

Befasia të klubi katalunas ishte që ylli i skuadrës, Lionel Messi e nisi lojën nga bankina dhe u inkuadrua në pjesën e dytë, shkruan lajmi.net.

Ousmane Dembele në minutën e 22-të realizoi gol të bukur për të zhbllokuar rezultatin, derisa Sanabria në minutat shtesë të pjesës së dytë (45+2) barazoi shifrat.

Antoine Griezmann që humbi penalltinë në pjesën e parë, e përmirësoi gabimin duke shënuar në minutën e 49-të dhe rikthyer epërsinë e vendasve.

Gjërat u vështirësuan për mysafirët, ngase Mandi u ndëshkua me të kuq dhe nga pika e bardhë nuk dështoi Lionel Messi (61′).

Loren përsëri ngushtoi epërsinë në minutën e 73-të në 3 – 2, derisa argjentinasi pas nëntë minutave realizoi supergol pas asistimit të Robertos.

Fitoren e katalunasve e realizoi Pedri në minutën e 90-të.

Barcelona me këtë fitore renditët në pozitën e tetë me 11 pikë, derisa Betis një pozitë më lartë me 12 sosh.