Barcelona i hakmerret Bayernit

Sulmuesi i krahut nga Brazili, Raphinha ka shënuar “hat-trick” për ta udhëhequr Barcelonën drejt fitores së thellë ndaj Bayernit.

Të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve, Barcelona fitoi me rezultatin 4:1 ndaj gjigantit bavarez.

Barcelona tani i ka gjashtë pikë, ndërsa Bayerni mbetet me tri pikë.

Që në minutën e parë, Raphinha shënoi për 1:0 në të mirë të Barçës në ndeshjen e zhvilluar në “Estadi OlimpicLluis Companys”.

Harry Kane barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 18-të. Sulmuesit anglez iu anulua një gol në minutën e dhjetë.

Robert Leëandoëski ktheu epërsinë e Barçës me golin e minutës së 36-të. Leëa nuk festoi për golin ndaj ish-skuadrës.

Pa përfunduar pjesa e parë, Barcelona shënoi golin e tretë. Raphinha ishte realizator për 3:1 në minutën e 45-të. 27-vjeçari shënoi për 4:1 në minutën e 56-të.

Barcelona në xhiron e parë kishte pësuar 2:1 nga Monaco. Në xhiron e dytë e mposhti 5:0 Young Boysin dhe të mërkurën konfirmoi se ka pretendime të mëdha këtë edicion.

Bayerni në xhiron e parë kishte fituar 9:2 ndaj Dinamo Zagrebit. Ajo ndeshje megjithatë nuk ishte ndonjë sfidë serioze. Në xhiron e dytë Bayernin e mposhti Aston Villa, 1:0, ndërsa Barcelona konfirmoi se Vincent Kompanyn e pret ende shumë punë te Bayerni.

Në xhiron e katërt, Barcelona luan në udhëtim ndaj Cërvena Zvezdës, ndërsa Bayerni e pret Benfican.