Barcelona gjen pasuesin e Xavit

Skuadra e Barcelonës ka gjetur menjëherë trajnerin e ri pas shkarkimit të Xavit.

Siç raporton gazeta gjermane BILD.de, trajneri Hansi Flick do të jetë pasardhësi i Xavit në stolin e klubit katalunas.
Flick pritet të nënshkruaj kontratë dy vjeçare me Barcelonën deri në vitin 2026.

Kujtojmë që së fundmi, Hansi Flick ishte trajner i Kombëtares së Gjermanisë, por që u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.