Barcelona ka fituar Superkupën e Spanjës duke mposhtur Sevillën në dy ndeshje me rezultat të përgjithshëm 5-0.
Ndeshja filloi mirë për Barcelonën, pasi Ardan Turan shënoi që në minutën e 9-të një gol të bukur pas asistimit të Leo Messi.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, pasi që Sevilla humbi një penallti me kapitenin Iborra.
Në pjesën e dytë Barcelona shënoi edhe dy herë.
Ishte fillimisht mesfushori turk, Arda Turan, që ka shënuar vetëm dy minuta pasi ka filluar pjesa e dytë, teksa golin e dyti e shënoi ylli argjentinas, Lionel Messi.
Ky ishte goli i dytë personal i turkut, ndërsa Messi pas asistimit në golin e parë, u bë edhe vet shënues.
Barca e kishte fituar ndeshjen e parë 2-0 dhe me rezultat të përgjithshëm fiton 5-0.