Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore në javën e 23-të në La Liga, pasi mposhti 1:3 Alavesin.
Barça tregoi qysh në pjesën e parë që është ardhur për tri pikë, dhe në minutën e 22’të, Robert Lewandowski realizoi golin e epërsisë.
Në pjesën e dytë, ekipi i Xavit realizoi edhe njëherë me anë të Gundogan.
Kurse golin e vetëm vendasit e realizuan në minutën e 51’të me anë të Omorodion.
Golin e fundit në këtë takim e shënoi sulmuesi i talentuar brazilian, Vitor Roque.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 50 pikëve në pozitën e tretë, shtatë më pak se lideri Real Madrid./