Ballina Sport Futboll Barcelona fiton ndaj Real Madridit në miqësore

Barcelona fiton ndaj Real Madridit në miqësore

Skuadra e Barcelonës ka fituar ndaj Real Madridit në miqësore e zhvilluar në stadiumin “MetLife” në Amerikë me rezultatin 2:1.

Në pjesën e parë, klubi i Hansi Flick kaloi në epërsi me anë të sulmuesit Pau Victor, shkruan Indeksonline

Me rezultatin minimal 1:0 u mbyll pjesa e parë e takimit.

Në të dytën Pau Victor shënoi edhe një herë tjetër për t’ia dhënë epërsinë Barcelonës me dy gola.

Kurse golin e vetëm te ekipi i Carlo Ancelottit e realizoi Paz në minutën e 82’të.

Për Real Madridin startoi sërish nga fillimi sulmuesi i talentuar brazilian, Endrick, i cili u vlerësua me notën 7.1 nga FlashScore.

Exit mobile version