Barcelona ka shënuar fitore të vështirë ndaj Alavesit në elitën e futbollit spanjoll.
Në xhiron e 13-të të La Ligas të dielën, Barcelona fitoi ndaj Alavesit me rezultatin 2:1.
Ishte në disavantazh prej minutës së parë kur për mysafirët shënoi sulmuesi Samu Omorodion.
Robert Lewandowski më pas me dy gola të realizuar, ia siguroi pikët e plota vendësve.
Sulmuesi shtatlartë shënoi për 1:1 në minutën e 53-të, ndërsa nuk gaboi nga penalltia në minutën e 77-të për 2:1.
Barcelona ka 30 pikë dhe zë pozitën e tretë në tabelë, me katër pikë më pak se Girona lidere, dhe dy më pak se Real Madridi i vendit të dytë.
Alavesi mbetet me 12 pikë.