Barcelona fiton kundër Valladolid, Messi shkruan historinë në La Liga

Barcelona ka arkëtuar tri pikë të reja në kuadër të La Liga.

Në udhëtim kundër Real Valladolid, Barcelona ka shënuar një fitore minimale, me rezultatin 0:1, shkruan lajmi.net.

Goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e 15’, kur Arturo Vidal dërgoi topin në rrjetën e Valladolid.

Në këtë gol përfshirje direkte pati edhe Lionel Messi, i cili asistoi për golin e Vidal, duke shkruar kështu historinë në La Liga.

Me këtë fitore të siguruar sonte, Barcelona shkon në kuotën e 79 pikëve për pozitën e dytë, duke u afruar në vetëm një pikë me Real Madrid që është lider.

Real Valladolid mbetet me 39 pikë në pozitën e 14-të në tabelë.