Barcelona e merr një super-lajm pas humbjes nga Reali (FOTO)

Barcelona do të marrë veten dhe do të jetë më e fortë për sezonin e ri.

Do të ndodhë kështu pavarësisht humbjes së mbrëmshme, ku katalunasit u paraqitën shumë dobët në fushë.

Sipas informacioneve të fundit të “Sport.es”, Barca ka vendosur të shpenzojë shuma marramendëse për të sjellë në “Camp Nou” dy futbollistë, Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho, përcjellë “Lajmi.net”.

Humbja ndaj Realit ishte një sinjal i fuqishëm për krerët e klubit që duhet të investojnë fuqishëm për ta kthyer Barcelonën e vërtetë.

Ata kanë reflektuar shumë shpejtë dhe do të punojnë për mbylljen e marrëveshjeve brenda javës.

1502703153270