Barcelona nuk do ta transferojë Neymarin.
Ylli brazilian i PSG, Neymar JR, tash e disa kohë lidhet me një rikthim të mundshëm në ‘Camp Nou’, te skuadra e Barcelonës.
Lojtari ishte afër të kryente një lëvizje të tillë gjatë vitit të kaluar, por ajo lëvizje nuk u finalizua asnjëherë.
Emri i tij lidhej me rikthimin te Barcelona edhe këto muaj, por raportimet e fundit të ‘Marca’ jepin tjetër situatë, transmeton lajmi.net.
Sipas raportimeve të gjigantit mediatik spanjoll, Barcelona janë dorëzuar për transferimin e Neymar, transmeton lajmi.net.
Situata ekonomike e kampionëve në fuqi të La Liga bën që ata të tërhiqen nga ndjekja e lojtarit.
PSG në anën tjetër janë të gatshëm t’i plotësojnë kushtet e Neymar për ta mbajtur atë më gjatë në Paris.