Barcelona dhe Messi realizojnë ëndrrën e një vajze siriane

Yjet e Barcelonës dhe argjentinasi Lionel Messi, ndihmuan që ëndrra e refugjates 18-vjeçare siriane Nujeen Mustafa të bëhet një realitet.

Profili në Twitter i klubit katalan, publikoi një video në të cilën Nujeen, një tifoze e pasionuar e Barcelonës dhe një fanse e madhe e Messi-t, u takua me skuadrën e Barcelonës, dhe pati rastin të përcjellë një ndeshje të skuadrës në Camp Nou.

Nujeen, e cila lindur në Halep dhe vuan nga paraliza cerebrale që nga lindja, për shkak të luftës në vend në vitin 2015, pasi kapërceu nëpër shumë shtete, përfundimisht u vendos në Këln të Gjermanisë.

Historinë e saj jetësore të një udhëtimi të vështirë refugjati deri në Gjermani, ajo ia rrëfeu gazetares britanike Christina Lamb, e cila shkroi një libër për të, pas së cilës kjo e re siriane tërhoqi vëmendjen e madhe të publikut në botë.

Për këtë arsye skuadra e Barcelonës dhe lojtarët e saj, u përkujdesën që këtë siriane e cila njëherësh është edhe tifoze dhe simpatizuese e tyre, në njëfarë mënyre ta bëjnë të lumtur.

Në të vërtetë, autobusi me të cilin udhëton zakonisht ekipi i Barcelonës, arriti para shtëpisë në Këln ku jeton Nujeen, e morën këtë vajzë të re dhe e dërguan në Spanjë.

Nujeen më pas shikoi ndeshjen midis Barcelonës dhe Celta Viga në Camp Nou, ku ajo gjithashtu mori një fanellë me emrin e saj.

Pas kësaj, ajo u mirëprit nga Lionel Messi, Andres Iniesta, Luis Suarez dhe Gerard Pique.

Nujeen e gëzonte vëmendjen e posaçme të Messi-t, nga i cili mori një fanellë të nënshkruar, ndërsa ajo u dha futbollistëve të Barçës një libër për jetën e saj.

“Kjo është dita më e bukur në jetën time. Falënderoj shumë Barcelonën dhe Mesin për këtë surprizë të madhe”, tha sirianja e re. /tesheshi.com/