Barcelona dhe Interi pas Aubameyang

Barcelona dhe Interi janë të gatshme që të tentojnë për transferimin e Pierre-Emeric Aubameyang nga Arsenal.

Aubameyang, që po shkëlqen këtë sezon, ka arritur të tërheqë vëmendjen e dy skuadrave të mëdha si Interi dhe Barcelona, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi nga Gaboni momentalisht ka shënuar 17 gola dhe një asistim në Premierligën angleze, me çka ka bërë që dy gjigantët evropianë t’i kthejnë sytë nga ai.

Sulmuesi ka kontratë deri në vitin 2021 me klubin londinez dhe bisedimet për rinovim në mes të palëve kanë ngecur pasi drejtuesit nuk kanë arritur ta bindin ish-sulmuesin e Borussia Dortmundit me ofertën fillestare.

Si ‘Nerazzuri’ ashtu edhe ‘Blaugranat’ duhet të bëjnë konkurrencë për shërbimet e lojtarit në mes vete, pasiqë momentalisht janë skuadrat e vetme që janë seriozisht në garë për të.

Për Aubameyang u përfol edhe gjatë afatit kalimtar të janarit por që mbeten vetëm spekulime. Në rast të mosnënshkruarjes së kontratës nga 31-vjeçari, ‘Gunners’ shumë lehtë mund ta shohin të shitshëm lojtarin këtë verë, për shkak se rrezikojnë ta humbin me parametra zero sezonin e ardhshëm.