Barcelona po planifikon ta kthejë yllin brazilian, Neymar. Lajmi i papritur është dhënë të premten nga mediat në Spanjë.
Neymari ishte larguar nga Barça në vitin 2017 dhe i ishte bashkuar PSG-së. Verën e kaluar 32-vjeçari kaloi në Arabi Saudite te skuadra Al-Hilal. Ai po e merr veten nga një lëndim që e pësoi një vit më parë.
Është mediumi spanjoll “Sport” që ka shkruar të premten se Neymari mund të kthehet te Barcelona.
Sipas kësaj gazete, presidenti i Barçës, Juan Laporta po e konsideron seriozisht kthimin e Neymarit.