Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitoren e radhës në La Liga, pasi mposhti me rezultat të thellë 4:1 Gironan.
Qysh në pjesën e parë, ekipi i Hansi Flick tregoi se kanë udhëtuar për tri pikë, shkruan Indeksonline
Ishte Lamine Yamal që shënoi dy gola gjatë 45 minutave të para, në minutën e 30’të dhe të 37’të.
Në pjesën e dytë, Barça shënoi edhe dy herë – me anë të Dani Olmos dhe Pedrit.
Golin e vetëm për vendasit e shënoi sulmuesi Stuani.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 15 pikëve në pozitën e parë.