Barcelona e ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve.
Skuadra katalanase e mposhti në udhëtim Crvena Zvezdan me rezultat 2-5.
Barca e nisi shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 13-të, me golin e Inigo Martinez.
Zvezda barazoi rezultatin me golin e Silas në minutën e 27-të, para se Robert Lewandowski të rikthente epërsinë në minutën e 43-të. Me rezultat 1-2 u mbyll pjesa e parë.
Lewandowski realizoi golin e dytë personal në minutën e 53-të, ndërsa pas dy minutave realizoi edhe Raphinha.
Fitoren e Barcelonës e vulosi Fermin Lopez, me golin e shënuar në minutën e 76-të.
Në minutën e 84-të, Silas realizoi për skuadrën serbe, duke vendosur rezultatin përfundimtar, 2-5.
Barcelona ka 9 pikë nga katër ndeshje, ndërsa Crvena Zvezda 0 pikë.