Barcelon mposht pas penaltive Espanyolin, fiton Kupën e Katalunisë

Barcelona ka fituar trofeun e parë në këtë sezon, por i cili nuk njihet ndërkombëtarisht pasi që organizohet nga Katalunia.

Barca, e cila u paraqit me ekipin rezervist, ka triumfuar kundër Espanyolit pas penaltive me rezultat 4-2, ku paraprakisht takimi përfundoi pa gola, 0-0.

Në minutën e parë të takimit Paco Alcacer pati një rast të mirë për blaugranat, por që nuk u tregua i saktë para portierit, Marc Rocan.

Estaban Granero nuk u tregua i saktë para portës së Cilessenit në të 22 minutë dhe ky rast shkoi në mos kthim.

Rastin e fundit në pjesën e parë e pati Denis Suarez, kur u tregua egoist duke mos pasuar në drejtim të Osmane Dembeles, i cili ishte i vetëm para golit të Espanyolit.

Dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Suarez ka pësuar në dëmtim të rëndë në këmbën e majtë.

Dy minuta para përfundimit të takimit, Yerry Mina humbi mundësinë për të realizuar gol dhe kështu takimit shkoi në penalti.

Në këtë pikë, futbollistët e Barcelonës u treguan më të suksesshëm duke shënuar katër gola dhe pranuar vetëm dy sosh.

Theksojmë se kjo garë organizohet vetëm me klubet që janë në provincën e Katalonisë.