Barca tregon se nuk është për titull, lëshon dy herë epërsinë ndaj Celtas

Barcelona nuk ka marrë më shumë sesa një pikë ndaj Celta Vigo.

Xhiroja e 32-të e La Liga nuk ka dhënë më shumë sesa një pikë për Barcelonën, e cila në udhëtim luajti baras 2:2 ndaj Celta Vigo, shkruan lajmi.net.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi nga Luis Suarez, i cili pas asistimit maestral të Lionel Messi, dërgoi topin në rrjetë, në minutën e 20’.

Epërsia e katalanëve u shkri në minutën e 50’, kur në listën e realizatorëve u regjistrua Fedor Smolov.

Katalanët arritën përsëri të kthejnë epërsinë, përsëri me kombinimin e njëtjë, asistim Messi, gol Suarez (67’).

Kur mendohej se Barca do të dalë me tri pikët nga kjo ndeshje, Iago Aspas lëshoi një perlë nga gjuajtja e lirë, duke e lënë pa gjasa Ter Stegen, për rezultatin 2:2, krejt kjo në minutën e 83’.

Me këtë barazim, Barcelona numëron 69 pikë në pozitën e parë, po me një ndeshje më shumë sesa Real Madrid që kanë 68 pikë.

Celta Vigo numëron 34 pikë në pozitën e 16.