Barcelona po synon transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot në fund të këtij edicioni, kanë shkruar mediumet italiane të hënën.
Klubi spanjoll po e sheh francezin 28-vjeçar si përforcim të duhur për mesfushën dhe pritet së shpejti ta kontaktoj. Rabiot ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, pasi në fund të këtij edicioni i skadon kontrata me Juventusin dhe në verë mund t’i bashkohet Barcelonës si lojtar i lirë.
Te Juventusi tashmë ia kanë ofruar atij rinovimin e kontratës por palët ende nuk e kanë arritur marrëveshjen. Rabiot në vitin 2019 iu bashkua Juventusit, ndërsa këtë edicion ka 3 gola e po aq asistime në kampionatin italian.