Ballina Sport Futboll Barca s’gabon ndaj Borussia Monchengladbach

Barca s’gabon ndaj Borussia Monchengladbach

Barcelona ka mposhtur Borussia Monchengladbachun në xhiron e dytë të Grupit C në Ligën e Kampionëve.

Kampioni spanjoll fitoi 2 me 1 ndaj gjermanëve, duke siguruar fitoren e dytë në grup.

Gladbachu kaloi i pari në epërsi në minutën e 34-të, ndërsa Arda Turan dhe Gerard Pique me golat në minutën e 65-të dhe 74-të kthyen epërsinë në favor të Barçës.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Manchester City ka barazuar si mysafir i Celticut me rezultat 3 me 3.

Skuadra e Pep Guardiolas tre herë u gjet në disavantazh. Dembele shënoi dy gola për Celticun, ndërsa tjetri ishte autogol i Raheem Sterlingut. Sterling shënoi edhe për skuadrën e tij, ndërsa Fernandinho e Nolito shënuan dy golat tjerë për “Qytetarët”.

Në Grupin C prin Barça me gjashtë pikë, e ndjekur nga City me katër. Celticu është i treti me një pikë, ndërsa Gladbachu mbetet pa pikë.

Exit mobile version