Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të madhe në javën e 28-të në La Liga me shifrat 4:2 ndaj Atletico Madridit.
Një ndeshje e “çmendur” u zhvillua në stadiumin “Metorpolitano”.
Golat për ekipin katalunas i shënuan: Lewa, Torres (2) dhe Yamal.
Kurse për ekipin e Simeones i shënuan: Alvarez dhe Sorloth.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 60 pikëve në pozitën e parë, aq ka edhe Real Madridi në pozitën e dytë.