Sulmuesi i Polonisë, Robert Lewandowski, po e luan edicionin e tij të fundit te skuadra e Barcelonës.
Ekipi nga La Liga ka marrë vendim për ta nxjerrë në shitje polakun dhe tashmë po pret ofertat e skuadrave të interesuara në shërbimet e tij.
Mësohet se te Barcelona kanë marrë një vendim të tillë, pasi janë të shqetësuar me formën e Lewandowskit, e cila është në rënie nga ndeshja në ndeshje, përcjell “Mundo Deportivo” të hënën.
35-vjeçari iu bashkua Barcelonës verën e shkuar nga Bayern Munichu dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2026.
Këtë edicion ai ka shënuar 8 gola dhe ka bërë katër asistime në të gjitha garat për Barçën, ekip që për kartonin e tij po kërkon të paktën 50 milionë euro.