Barcelona ka fituar derbin e Katalunisë ndaj Espanyolit me rezultat 3-0.
Skuadra e Luis Enriques nuk ka gabuar në derbin lokal ndaj Espanyolit, duke fituar dhe vazhduar të ëndërroj një dështim të Real Madridit dhe të fitoj titullin në La Liga.
Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë nga të dyja skuadrat që nuk arritën të krijojnë ndonjë rast të mirë për gol, dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin që filloi ndeshja.
Festa e Suarezit tek goli i parë
Megjithatë, pjesa e dytë ishte krejtësisht tjetër, pasi Barcelona arriti të tregoj forcën e tyre të vërtetë duke shënuar tri gola dhe duke siguruar fitoren.
Fillimisht ishte Luis Suarez, i cili shfrytëzoi një gabim të Jurados, duke shënuar nga afërsia në minutën e 50 për 1-0.
Barcelona arriti të ngrit epërsinë e tyre në minutën e 76 me anë të Ivan Rakitic, i cili arriti të përfundoj një aksion të mirë pas asistimit të Lionel Messi.
Goli i tretë dhe i fitores për Barcelonën erdhi në minutën e 87 nga Suarez, që shënoi përsëri nga afërsia dhe vulosi fitoren e gjigantit katalunas.
Pas kësaj fitore, Barcelona arrin të rikthej pozitën e parë me 81 pikë, po aq sa ka edhe Real Madridi, por me një ndeshje më pak, ndërsa Espanyol renditet në vendin e nëntë me 50 pikë.