Drejtuesit e Barcelonës kanë dështuar në transferimet e premtuara gjatë gjithë afatit kalimtar të verës.
Philippe Coutinhon dhe Angel Di Maria nuk janë lojtarët e vetëm që Barcelona nuk arriti t’i sjell në Nou Camp.
Katalonasit u raportua se janë të gatshëm të ndajnë miliona euro për Marco Verattin (PSG), Hector Bellerin (Arsenal) dhe Jean Seri (Nice), shkruan Marca.
Kjo pritet t’i kushtojë presidentit të klubit të blaugranave, Joseph Maria Bartomeu me dorëheqje.
Por, Barca gjatë verës ka arrit të sjell në radhët e veta futbollistë, të tillë, si Nelson Semedo (Benfica), Paulinho (GZ Evergrande), Ousmane Dembele (Dortmund) dhe Gerard Deulofeu (Everton).