Barcelona ka mposhtur Atletico Madridin në ndeshjen zhvilluar në Vicente Calderon në kuadër të xhiros së 24-të të La Ligës spanjolle.
Barcelona kaloi e para në epërsi në minutën e 64-të, ku pas një tollovie në mbrojtje përfitoi Rafinha që lehtësisht dërgoi topin në rrjetë.
Gjashtë minuta më vonë, Atletico barazoi rezultatin ku një krosim të Kokes nga gjuajta e lirë e shfrytëzoi shumë mirë Diego Godin.
Fitoren skuadrës së Luis Enriques ia siguroi Lionel Messi në minutën e 87-të, duke i dhuruar tre pikë shumë të rëndësishme katalonasve.
Me këtë fitore, Barcelona është e para të paktën deri në mbrëmje me 54 pikë, dy më shumë se reali që sonte është mysafir i Villarrealit.