Barcelona fitoi ndaj Las Palmas në La Liga 3-0.
Barça kishte kërkuar që ndeshja të shtyhet për një datë tjetër, por kjo ishte refuzuar nga Federata e Spanjës, duke kërcënuar klubin katalunas që do t’i hiqen gjashtë pikë në tabelë.
Përveç lojës në fushën e blertë, Las Palmas dhe Barcelona, kanë bërë një ‘lojë të fshehtë’ nëpërmjet fanellave.
Vendasit fotografinë zyrtare ekipore të takimit e kanë bërë me fanellat e stërvitjes dhe këtë nuk ka kë bërë asnjëherë më parë. Arsyeja?
Kjo pasi fanellat stërvitore janë me ngjyrat e flamurit të Katalonis dhe Barça e bëri këtë për të mbështetur referendumin dhe qytetarët që kërkojnë ndarjen nga Spanja.
Por, të kundërtën e bëri Las Palmas. Klubi nga ishulli i kërkoi Federatës së Futbollit që të mbajë në fanellë flamurin spanjoll.
E gjitha kjo për të treguar mbështetjen e tyre për shtetin e pandarë të Spanjës dhe për këtë nuk u ankua klubi i Barcelonës, pasi nuk dëshironin të bënin më shumë politikë me këtë takim.