Barcelona dëshiron rikthimin e tifozëve në ‘Camp Nou’ në fund të këtij muaji, raporton Mundo Deportivo.
Ndeshjet e futbollit pothuajse në gjithë botën janë duke u zhvilluar pa praninë e tifozëve, për të evituar përhapjen e koronavirusit.
Por, gjigantët katalan janë duke shpresuar që do të mund të bindin autoritetet që të lejojnë tifozët në stadiumin e tyre në derbin kundër Atletico Madrid më 30 qershor, shkruan lajmi.net.
Në Spanjë insistohet që të ruhet një distancë mes njerëzve nga 1,5 deri në 2 metra.
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, raportohet se nuk kundërshton sugjerimin e Barcelonës për rikthimin e tifozëve në stadium.
Tebas tashmë e ka bërë të qartë se dëshiron që tifozët të kthehen këtë sezon, por me kufizime.