Barca i hakmerret Juventusit

Skuadra e Barcelonës merr hak kundër kampionit të Italisë, Juventus.

Klubi i Barcelonës e mposhti me rezultat befasues Juventusin në “Camp Nou” 3 me 0, shkruan IndeksOnline.

Golat për ekipin e Valverdes i shënuan: Messi (2) dhe Rakitic.

Me këtë fitore ekipi spanjoll tani kryeson tabelën e grupit D me tre pikë, aq sa ka Sportigu e cila mposhti Olympiakosin.