Derbi i xhiros së pestë në La Liga mes Barcelonës dhe Atleticos përfundoi me barazim 1 me 1.
Në “Camp Nou”, ndeshja ishte mjaftë e zjarrtë me raste nga dy skuadrat, por që shënuan vetëm nga një gol secila.
Në minutën e 41-të, Ivan Rakitic shënoi për 1 me 0, duke quar kështu skuadrën katalunase në pushim me rezultat pozitiv.
Megjithatë, gjatë pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 61-të, i sapo inkuadruari në lojë Correa barazoi shifrat në 1 me 1.
Me këtë barazim, Barcelona mbetët në pozitën e tretë me dhjetë pikë ndërsa Atletico ngritët për tre pozita në të katërtin me nëntë pikë.