Shefi i diplomacisë tha se vendimi nuk ndikon në marrëdhëniet e Barbados me Izraelin. Ai theksoi se kombi ishull në OKB gjithmonë ka mbajtur qëndrimin se duhet të ketë një zgjidhje me dy shtete
Barbados ka njoftuar vendimin e tij për të njohur zyrtarisht Palestinën si shtet, duke u bërë anëtari i 11-të i Komunitetit të Karaibeve (CARICOM) që njeh shtetin palestinez, transmeton Anadolu.
“Si mund të themi se duam një zgjidhje me dy shtete nëse nuk e njohim Palestinën si shtet”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Kerrie Symmonds.
Ai po ashtu tha se vendimi nuk ndikon në marrëdhëniet e Barbados me Izraelin. Ai theksoi se kombi ishull në OKB gjithmonë ka mbajtur qëndrimin se duhet të ketë një zgjidhje me dy shtete.
Megjithatë, Symmonds kritikoi faktin se Barbados nuk e ka njohur Palestinën deri më tani.
“Unë mendoj, një gabim që e kemi bërë ndër vite dhe ta korrigjojmë atë. Dhe tani, ne zyrtarisht i kemi zgjatur dorën Shtetin të Palestinës për të sinjalizuar synimin tonë për ta njohur zyrtarisht atë si shtet”, theksoi Symmonds.
Barbados officially recognises Palestine as a State.
Minister of Foreign Affairs Kerrie Symmonds “How can we say we want a two-state solution if we do not recognise Palestine as a State?”#FreePalestine pic.twitter.com/2mLK0npqY4— Ayman AlKhaled (@AymanGhAlKhaled) April 20, 2024