Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Baradar pritet të udhëheqë Qeverinë e re në Afganistan

Baradar pritet të udhëheqë Qeverinë e re në Afganistan

Mullah Abdul Ghani Baradar

Bashkëthemeluesi i talibanëve dhe udhëheqësi politik i lëvizjes, Mullah Abdul Ghani Baradar, do të udhëheqë Qeverinë e re në Afganistan, raporton Reuters, duke u thirrur në disa burime.

Sipas agjencisë së lajmeve, Mullah Mohammad Yaqoob, djali i themeluesit të ndjerë të talibanëve dhe udhëheqësit shpirtëror të tyre, Mullah Mohammad Omar, do të marrë një pozitë të lartë në Qeveri.

Një zëdhënës i talibanëve i tha agjencisë së lajmeve AFP se shpallja e administratës së re nuk do të ndodhë deri më 4 shtator.

Talibanët kanë marrë pushtetin në Afganistan më 15 gusht.

Shumë udhëheqës botërorë janë duke pritur për të parë nëse veprimet e administratës së ardhshme talibane do të jenë në përputhje me premtimet e grupit islamik, se ai do të jetë më i moderuar se gjatë sundimit brutal të tij, në periudhën 1996-2001.

Forcat amerikane u tërhoqën nga Afganistani të martën, pas 20 vjetësh prani në këtë vend.

SHBA-ja dhe aleatët pushtuan Afganistanin në vitin 2001, për të rrëzuar talibanët nga pushteti.

Ata u rikthyen në pushtet pas një ofenzive disamuajshe kundër forcave të Qeverisë së kaluar. /rel

Exit mobile version