Banorja nga Halepi, thirrje botës “Mos flini, ndalni gjenocidin”


“Aktualisht në Halep po përballemi me një gjenocid. Kjo mund të jetë videoja e fundit e imja”, thotë aktivistja nga Halepi, Lina el-Shami

Që nga 15 nëntori e deri tani nga 991 ka arritur në 1.071 pasi ditën e djeshme forcat e regjimit dhe milicët me mbështetjen e Iranit dogjën të gjallë 4 fëmijë dhe 9 gra si dhe ekzekutuan me plumba 67 meshkuj.

Aktivistja Lina el-Shami e cila ka njoftuar botën për tragjedinë në rajonin lindor të Halepit në Siri që është bërë një skenë e masakrave nga regjimi i Bashar Asadit dhe milicëve shiitë nën komandën e Iranit i ka bërë thirrje botës që të kalojë në veprim duke thënë “Aktualisht në Halep po përballemi me një gjenocid. Kjo mund të jetë videoja e fundit e imja”, raporton Anadolu Agency (AA).

Shami duke publikuar në median sociale audio dhe video në gjuhën angleze ku ajo ka vënë në dukje se dhjetëra mijëra civilë janë bllokuar në një territor prej 6 kilometra katrorë në sulmet e ashpra të forcave të regjimit, ajo po jep përpjekje që të tejkalojë indiferencën e opinionit publik ndërkombëtar në lidhje me Halepin.

Pasi ka publikuar videon e saj pas zbulimit se milicët shiitë me mbështetje nga Irani në rajonet që kanë marrë nën kontroll kanë ekzekutuar civilët Lina thotë:

“I bëj thirrje të gjithë atyre që mund të më dëgjojnë. Aktualisht në Halepin e rrethuar po përballemi me një gjenocid. Kjo mund të jetë videoja ime e fundit. Mbi 50 mijë njerëz që janë kundër diktatorit Asad kërcënohen me ekzekutim ose me bombardime. Sipas aktivistëve forcat e regjimit dhe milicët në rajonet që kanë marrë nën kontroll kanë vrarë duke ekzekutuar më shumë se 180 persona. Këtu nuk ka asnjë territor të sigurtë dhe asnjë mundësi për të jetuar. Çdo bombë e re do të thotë një masakër e re. Shpëtoni Halepin, shpëtoni njerëzinë!”.

“Mund të humbin jetën mijëra civilë”

Ndër të tjera në zërin e regjistruar audio të dërguar gazetarit të AA-së, Lina ka shprehur se regjimi i Asadit nuk ka hezituar të përdorë armët kimike kundër civilëve.

Lina el-Shami më tej ka shpjeguar se avionët luftarakë kanë sulmuar me gaz klorin lagjet Firdevs dhe Bustan el-Kasr dhe se situata njerëzore në rajonet nën rrethim ka arritur në përmasa katastrofike, duke shtuar se situata përkeqësohet çdo ditë e më shumë ku kanë përfunduar stoqet e mallrave, janë zbrazur depot e ilaçeve.

“Përparimi i forcave të regjimit ka bërë që shumë persona të mbesin pa shtëpi në lagjet nën rrethim për arsyen se shumë civilë janë larguar nga këto lagje, gjë e cila ka shkaktuar edhe mbipopullim”, tha Lina duke vënë në dukje se vazhdimi i bombardimeve dhe sulmeve do të shkaktojnë vdekjen e mijëra civilëve të bllokuar në këto rajone.

Pasi ka vënë theksin se kanë përjetuar ditë shumë të vështira nën rrethim Lina tha se: “Bombardimet dhe sulmet nuk kanë rreshtur aspak, bombat kanë rënë si shiu mbi ne që në orët e para të mëngjesit. Sulmet ajore janë pasuar nga iniciativa për të marrë nën kontroll rajonet nga regjimi dhe milicët që mbështesin atë”.

“U bëj thirrje të gjithë njerëzve në botë, mos flini! Ndalni gjenocidin!”

Aktivistja Lina për të tërhequr vëmendjen e botës ndaj masakrës në Halep dhe për të theksuar indiferencën e opinionit ndërkombëtarë për përpjetimet në Halep, ajo i shkruan mesazhet e saj në gjuhen angleze “Shpëtoni Halepin (#SaveAleppo) dhe “Shpëtoni njerëzinë” (#Savehumanity).

Gjithashtu duke bërë edhe publikimin “U bëj thirrje të gjithë njerëzve në botë, mos flini! Mund të bëni diçka! Protestoni! Ndalni gjenocidin!” Lina për të zgjuar ndërgjegjen njerëzore u ka bërë thirrje të gjithë popujve të botës që të kalojnë në veprim, të bëjnë protesta duke u ulur para konsullatave të Sirisë, Rusisë dhe Iranit.

Numri i civilëve të vrarë që nga 15 nëntori e deri tani nga 991 ka arritur në 1.071 pasi ditën e djeshme forcat e regjimit dhe milicët me mbështetjen e Iranit dogjën të gjallë 4 fëmijë dhe 9 gra si dhe ekzekutuan me plumba 67 meshkuj.