Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Banorët e qytetit të Gazës në frikë teksa ushqimi dhe uji mbarojnë

Banorët e qytetit të Gazës në frikë teksa ushqimi dhe uji mbarojnë

Organizatat ndërkombëtare bamirëse që punojnë në Gaza paralajmërojnë se 2.3 milionë banorët e territorit palestinez nuk mund të përballojnë më mungesat e ndihmave, ndërsa bllokada njëmujore izraelite po e mbyt rajonin.

“U zgjova në mëngjes për të blerë bukë për fëmijët e mi, por gjeta të gjitha furrat të mbyllura,” tha Mahmud Khalil, një banor i qytetit të Gazës.

Amina al-Sayed, një tjetër banore, përshkroi të njëjtën situatë: “Kam shkuar nga një furrë në tjetrën gjatë gjithë mëngjesit, por asnjëra nuk është në funksion, të gjitha janë mbyllur,” tha ajo, duke shtuar se frika e urisë po rikthehet në Gaza.

“Çmimi i miellit është rritur… dhe ne nuk kemi mundësi ta blejmë. Kemi frikë se do të përjetojmë sërish urinë që kemi kaluar më parë në jug të territorit,” shtoi ajo.

Exit mobile version