Banorët e qytetit të Gazës në frikë teksa ushqimi dhe uji mbarojnë

Organizatat ndërkombëtare bamirëse që punojnë në Gaza paralajmërojnë se 2.3 milionë banorët e territorit palestinez nuk mund të përballojnë më mungesat e ndihmave, ndërsa bllokada njëmujore izraelite po e mbyt rajonin.

“U zgjova në mëngjes për të blerë bukë për fëmijët e mi, por gjeta të gjitha furrat të mbyllura,” tha Mahmud Khalil, një banor i qytetit të Gazës.

Amina al-Sayed, një tjetër banore, përshkroi të njëjtën situatë: “Kam shkuar nga një furrë në tjetrën gjatë gjithë mëngjesit, por asnjëra nuk është në funksion, të gjitha janë mbyllur,” tha ajo, duke shtuar se frika e urisë po rikthehet në Gaza.

“Çmimi i miellit është rritur… dhe ne nuk kemi mundësi ta blejmë. Kemi frikë se do të përjetojmë sërish urinë që kemi kaluar më parë në jug të territorit,” shtoi ajo.