Banorët e Mosulit tregojnë se si u sulmuan edhe ku nuk ishte ISIS-i

“Kishte shumë pak luftëtarë të ISIS-it në lagjen tonë, por megjithatë ata hodhën shumë bomba mbi ne”. Kështu shprehet Qais, 47 vjeçari,  banor i lagjes al-Jadida të Mosulit.

“Ne mendojmë se sulmet ajrore këtu vranë 600-1000 veta.”

Ai tregon fotografitë në telefonin e tij, ku shiheshin shtëpitë gërmadha.

“Në këtë shtëpi ku ishim ne nuk kishte terroristë të Daesh,” thotë Qais. Por aty ishin shtatë anëtarë të familjes Abu Imad, pesë prej të cilëve u vranë nga sulmet ajrore, e bashkë me ta edhe dy kalimtarë.

Banorët që jetojnë në perëndim të Mosulit thonë se intensiteti i bombardimeve nga ajri ishte joproporcional me numrin e luftëtarëve të Daesh-it në terren. Saad Amr, një mjek vullnetar i cili ka punuar në Mosul, thotë se “sulmet ajrore në Mosulin lindor ishin më të pakta por më të sakta, ndërsa në perëndim kishte shumë më tepër prej tyre, por ato ishin të rastësishme”.
Askush nuk e di se sa civilë vdiqën në Mosul sepse shumë prej trupave janë nën rrënoja, në 47 gradë nxehtësi.

Banorët lokalë e akuzojnë koalicionin e udhëhequr nga SHBA për përdorimin e tepruar të forcës, megjithëse ata pajtohen se Daesh kishte kryer krime poashtu. /MESAZHI/