Banorët e Halepit falënderojnë Erdoanin

Banorët e Halepit lindor, të cilët ishin rrethuar nga regjimi dhe forcat paramilitare shiite të komanduara nga Irani, që u nxorën nga lagjet e rrethuara dhe mbërritën në provincën e Idlibit, të kontrolluar nga opozitarët, falënderuan Turqinë dhe Presidentin Erdogan.

Ali Salim, një prej 1 mijë e 150 banorëve të Halepit që u transferua në Idlib, thotë se fillimisht i falënderohet Allahut, pasta Turqinë dhe Presidentit Erdoan.

Turqia është vendi i vetëm në solidaritet me popullin e lirë sirian, shprehet Salim dhe shton se në luftën e tyre sirianët janë lënë të vetëm, janë braktisur nga shumë vende dhe e ndjejnë veten të tradhtuar.

“Liderët arabë na braktisën dhe na lanë të përballemi me fatin e vdekjes, ata na shitën për hir të kolltukut të tyre. Me shpresë të Zotit do të kthehemi sërish. Nuk na vjen keq që kemi dalë, pasi do të kthehemi prapë. E gjithë bota u bashkua për ti shpallur luftë Halepit. Madje edhe Amerika ka luftuar fshehurazi. Askush që nuk ishte me ne, vetëm Allahu dhe Turqia me Rexhep Tajip Erdoanin ishin pranë nesh”, tha Salim.

Edhe Ahmed Salih, një banor tjetër i Halepit e me aftësi të kufizuara që ka mbërritur me autokolonën e parë në Idlib, falënderoi Turqinë për rolin e madh që luajti në evakuimin në mënyrë të sigurte të civilëve nga pjesa lindore e Halepit.

“Fëmijët tanë u prenë, u masakruan, u vranë. Sytë e grave nuk janë tharë nga lotët, shtëpinë tona u bënë njësh me tokën. Dua tu kujtoj atyre se ato që na ndodhën neve, nuk i kanë ndodhur askujt deri më sot”, tha Salim në reagimin e tij drejtuar liderëve të vendeve arabe.