Banorët e banesave të bllokut të ri në lagjen Dardania kanë bllokuar hyrjen e këtij blloku pasi që nuk duan t’i lirojnë banesat. Policia në tentim për t’i larguar me forcë, është përleshur me banorët.
Gjykata ka vendosur që nga sot 130 familje t’i lirojnë banesat e tyre në lagjen Dardania në Prishtinë, pasi Ndërmarrja Banesore pretendon se janë pronë e tyre.
Por banorët kërkojnë një marrëveshje nga komuna dhe NPB që t’ua shes ato pasi që kanë investuar vetë.
Banorët janë përleshur me Policinë pasi kjo e fundit tenton t’i largojë me forcë.
Objekti ishte ndërtuar në vitet e nëntëdhjeta dhe ishte dedikuar për refugjatët serbë nga Bosnja.
Banorët thonë se lënda është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që t’u njihet e drejta e tyre.
Ata kanë organizuar një peticion prej 10 mijë nënshkrime në mënyrë që të kërkojnë që ata mos të flaken në rrugë.
Gjykata ka konstatuar se banesat janë të uzurpuara.