Të paktën 48 persona kanë vdekur nga rrëshqitjet e tokës të cilat u shkaktuan nga shirat me stuhi në pjesën juglindore të Bangladeshit, raporton Anadolu Agency (AA).
Shirat e dendur në juglindje të Bangladeshit kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës në tre lokacione në rajonet Rangameti, Chittagong dhe Nabdarban, ku të paktën 48 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra shtëpi kanë mbetur nën tokë.
Zëdhënësi i ushtrisë së Bangladeshit, Rezaul Karim, ka thënë tha se një rrëshqitje ka ndodhur pranë autostradës dhe se në mesin e të vdekurve janë të paktën dy ushtarë dhe dy anëtarët e ekipit të shpëtimit.
Të paktën dy persona regjistrohen si të zhdukur. Ekipet e shpëtimit janë në terren, ndërsa puna e tyre është vështirësuar nga kushtet jashtëzakonisht të këqija të motit.
Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Reaz Ahmed, ka thënë se bilanci i viktimave mund të rritet.