“Bandat e armatosura të Armenisë ose do të tërhiqen nga Malësia e Karabakut ose do të shtypen”

Kreu i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli deklaroi se bandat e armatosura të Armenisë ose do të tërhiqen nga Malësia e Karabakut ose do të shtypen, raporton Anadolu Agency (AA).

Bahçeli këtë vlerësim e bëri gjatë fjalimit në takimin e grupit parlamentar të partisë së tij MHP, në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) në Ankara.

“Propozimet për një zgjidhje përmes mashtrimit të tilla si armëpushimi, dialogu, negociatat, diplomacia për përleshjet Azerbajxhan-Armeni në këtë fazë është kurth, skemë, konfirmim për humbje. Çdo tryezë që do të vendoset pa thyer belin e armikut agresor, pa u konfirmuar politikish suksesi ushtarak do të ishte kompromis. Bandat e armatosura të Armenisë ose do të tërhiqen nga Malësia e Karabakut ose do të shtypen”, tha ai.

Sipas tij, zgjidhja e vetme në Kaukazin Jugor është tërheqja pa justifikim e Armenisë nga tokat turke. “Konfirmimi i sovranitetit të Malësisë së Karabakut është duke vendosur flamurin e Azerbajxhanit. Zgjidhje tjetër nuk ka”, theksoi Bahçeli.

Luftimet në rajonin e Malësisë së Karabakut filluan më 27 shtator kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake, duke shkaktuar edhe viktima.

Gjatë ditëve që nga shpërthimi i konfliktit, forcat e armatosura armene vazhduan të bombardojnë qytete azerbajxhanase duke shënjestuar civilët.