Saga filloi më 27 Tetor kur LockBit listoi Boeing në mesin e viktimave të saj në uebsajt duke thënë se kompania kishte afat deri më 2 Nëntor që të negocionte pagesën.
Grupi i ransomware LockBit ka publikuar të dhëna të cilat besohet se i përkasin Boeing pothuajse një javë pasi gjiganti hapësirës ajrore konfirmoi se ka rënë viktimë e një sulmi kibernetik.
Informacioni i publikuar përmban të dhëna prej 43GB të cilat LockBit pretendon se i ka vjedhur nga Boeing sipas Bleeping Computer.
Shërbimet e uebsajtit të Boeing mbeten jashtë funksioni edhe sot. Një njoftim i publikuar në uebsajt pranon incidentin e sigurisë kibernetike i cili ka prekur pjesë të ndryshme të biznesit të Boeing por tha se nuk ka asnjë impakt lidhur me sigurinë e avionëve të saj.
“Vijojmë të hetojmë incidentin dhe mbetemi në kontakt me agjencitë ligjzbatuese, autoritetet rregullatorë dhe palë të tjera që janë prekur,” shkruante Boeing.
Saga filloi më 27 Tetor kur LockBit listoi Boeing në mesin e viktimave të saj në uebsajt duke thënë se kompania kishte afat deri më 2 Nëntor që të negocionte pagesën.
Ndërsa LockBit hoqi përkohësisht Boeing nga lista e viktimave në uebsajtin e saj, banda e ransomware rimori vëmendjen më 7 Nëntor duke thënë se Boeing kishte injoruar përpjekjet e saj për të negociuar.
Fillimisht LockBit kërcënoi me publikimin e 4GB të dhënave ndërsa më 10 Nëntor vendoi të publikojë të gjitha ato që kishte vjedhur.
Në mesin e të dhënave të publikuara janë informacione konfigurimi për softuerë menaxhimi, auditimi dhe monitorimi.
Që kur u shfaq në forumet e krimit kibernetik të Rusisë në Janar të 2020-ës, LockBit është rritur në një prej bandave më të rrezikshme të ransomware në botë. Rreth 1700 sulme në SHBA mbajnë vulën e saj ndërsa kompanitë i kanë paguar 91 milionë dollarë për të marrë të dhënat e tyre.