Bamja është një perime e mrekullueshme (Ablemoshus esculentur). Ajo është plot me kalcium dhe mund t’ju ofrojë përfitime të mrekullueshme shëndetësore. Një nga këto përfitime është dhe shtatzënia e shëndetshme.
Kjo perime është e mbushur me vitaminë C, vitaminë B dhe ndikon në parandalimin e defekteve të lindjes, si dhe ëshët një komponent i rëndësishëm në rritjen e fëmijës.
Ndihmon në parandalimin e diabetit, pasi luan rol të rëndësishëm në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak.
Ndihmon në problemet e frymëmarrjes si astma: Bamjet janë të pasura me vitaminë C e cila mund të kufizojë zhvillimin e simptomave të astmës dhe parandalon probleme më të thella.
Parandalon aneminë: Hekuri, folate dhe vitamina K, të cilat ndodhen me shumicë tek bamjet, ndihmojnë në formimin e hemoglobinës duke garantuar mbrojtje supreme kundër anemisë.
Ul kolesterolin: Bamjet, jo vetëm promovojnë shëndet të mirë ndihmojnë tretjen e ushqimit, por ulin edhe nivelet e kolesterolit.