Baloni mbikëqyrës i Turqisë patrullon kufirin me Sirinë

Turqia ka filluar të kryejë operacione mbikëqyrëse në shkallë të gjerë në kufirin sirian, duke përdorur balona të prodhuara nga gjigandi turk i mbrojtës Aselsan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Aselsan, ato janë vendosur në zonat kufitare në rrethin Reyhanli në provincën jugore Hatay të Turqisë, që ndodhet përtej qytetit veriperendimor Idlib të Sirisë, të cilat janë në gjendje të skanojnë një sipërfaqe prej 8 kilometrash katrorë përmes kamerës së saj të monitorimit të gjërë të zonës.

Balona, e quajtur Karagöz, me gjatësi 17 metra mund të funksionojë në lartësi deri në 500 metra dhe ka për qëllim të kryejë misione vëzhgimi, të mbledhë informacione të intelegjencës dhe të përdoret për aftësitë e saj të hershme të paralajmërimit për të mbrojtur bazat ushtarake.

Mund të përshtatet për detyra të ndryshme me mundësi të ndryshme ngarkese, duke përfshirë kamerat elektro-optike dhe aftësi vëzhgimi të stabilizuara 360 gradë.

Aselsan është kompania më e madhe e mbrojtjes e Turqisë dhe ndër 100 kompanitë më të mira të mbrojtjes në botë.