Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi është deklaruar pas shkarkimit nga posti i kryetrajnerit.
“Xhebrailat” sot (e mërkurë) njoftuan se Munishi është shkarkuar nga posti..
Munishi ka falënderuar të gjithë dhe iu ka uruar suksese në rrugën drejt titullit.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Lamtumirë Suharekë
Falemderit për respektin dhe mikpritjen Suharekas .
Sot me Presidentin Arsim Kabashi u dakorduam ti ndajmë rruget dhe e falemderoj për korrektësi gjat gjithë bashpunimit dhe poashtu ishte shumë korrekt në bisedime per anen financiare dhe kompenzimin e kontrates.
I lus mediat të mos atakohet klubi imë dhe Presidenti.
Fc Ballkanit , Xhebrailave dhe lojtarve te mi të dashur ju dëshiroj suksese ne rrugen drejt Titullit .
Jam shumë krenar me punen time
Jam shumë krenar me ate qka arritem deri ketu.