Ballkani ka pësuar një tjetër humbje në Confernece League.
Kampioni i Kosovës u mposht në ”AIR Albania” nga Viktoria Plzen, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Pavel Sulc, në minutën e 81-të.
Pas pesë ndeshjeve, Plzen është lidere e Grupit C me 15 pikë, duke siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-tës së finales.
Ballkani është e fundit në grup me 4 pikë, aq sa ka edhe Astana në vendin e tretë, ndërsa Dinamo Zagreb renditet në pozitën e dytë me 6 pikë.
Në ndeshjen e fundit, Ballkani do të luaj si mysafire e Dinamo Zagrebit.