Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka mësuar kundërshtarin e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve pas shortit të tërhequr të enjten.
Të mërkurën, Ballkani mësoi kundërshtarin e raundit të parë të Championsit, ku do të përballet me Santa Coloman e Andorrës.
Dy ndeshjet e këtij raundi do të luhen muajin e ardhshëm. Në rast se Ballkani e kalon raundin e parë, atëherë në raundin e dytë të Championsit do të përballet me ekipin e njohur nga Danimarka, Midtjylland.
Ndeshjet e para të raundit të dytë do të luhen 23/24 korrik kurse ato të kthimit pas një jave. Për Ballkanin, kjo është hera e tretë rresht që paraqitet në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.